LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje falënderon diasporën, thonë se kanë marrë 78.51% të votave

Vetëvendosje falënderon diasporën, thonë se kanë marrë 78.51% të votave

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka thënë se kanë marrë 78.51% të votave nga diaspora.

LVV falënderon të gjithë votuesit nga jashtë, transmeton Telegrafi.

“78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! vNë mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend. Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet në njoftimin e VV-së.


Tutje, LVV thotë se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti, do të kujdeset për të gjithë mërgimtarët.

“Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike”, vijon njoftimi.

Pas numërimit të votave nga diaspora, LVV merr 44,252 nga 56,368 vota
Lexo po ashtu Pas numërimit të votave nga diaspora, LVV merr 44,252 nga 56,368 vota

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora. Sipas të dhënave nga QNR rezultatet e votave të numëruara nga diaspora janë si më poshtë:

LVV – 44,252 vota

PDK – 5,032 vota

LDK – 4,287 vota

KQZ pritet të shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori