Ish- policit serb, Dejan Pantiq me kërkesë të Prokurorisë Speciale me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Një vendim i tillë ka nxitur reagimin e partisë e cila është në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka e ka konsideruar akt tradhtie ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj Pantiqit.
“Ky aktlirim është akttradhëti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Edhe deputeti i kësaj partie, Dimal Basha ka reaguar duke thënë se ka mbetur pa fjalë nga ky vendim.
“Dejan Pantiqi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zëvendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka vetting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit! Pa fjalë!!!”, ka shkruar Basha në Facebook.
Edhe deputeti Haki Abazi, ka thënë se një vendim i tillë është dështim i gjithë zingjirit institucional.
“Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiq në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zingjirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër. Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve”, ka shkruar Abazi.
Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit është shprehur i habitur edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka theksuar se është kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e ka bërë kërkesën për lirim dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim.
Pantiq ishte arrestuar nën dyshimin për sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht