Dorëheqja e Donika Kadaj-Bujupit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti në të cilin ajo dha kontribut 13-vjeçar, bëri bujë mediale, derisa filloi edhe debati lidhur me atë se ku do ta vazhdojë aktivitetin politik deputetja që deri sot ishte e AAK-së.
Edhe pse dorëheqja e saj mbetet ende e pasqaruar dhe me bazë spekulative lidhur me arsyet që do të mund ta kenë shtyrë Kadaj-Bujupin drejt dorëheqjes nga partia e Ramush Haradinajt, mes saj dhe Vetëvendosjes, për shkak të kauzës opozitare është vërejtur një afërsi në qëndrimet politike dhe në format e rezistencës brenda Kuvendit të Kosovës.
Madje, Kadaj-Bujupi ishte një ndër deputetet e para që hodhi gazin lotsjellës në Kuvend së bashku me deputetët e Vetëvendosjes, të cilët ende kanë proceset e hapura gjyqësore për thyerjen e ligjit në Kuvend.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për KosovaPress tha se ajo kuptoi nga mediat për dorëheqjen e deputetes nga AAK-ja, derisa thotë ato çfarë u transmetua nëpër media se Kadaj-Bujupi ka kaluar në VV janë spekulime, pasi nuk ka asgjë zyrtare deri tani. Mirëpo, Haxhiu thotë se Vetëvendosje është e hapur për këndo që kundërshton Qeverinë dhe dy marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi, përfshirë edhe Kadaj-Bujupin.
“Mirëpo, i mbetet zonjës Kadaj-Bujupi që ta vlerësojë pozicionin e saj. Duke e njohur zonjën Kadaj-Bujupi ajo do të veprojë siç ka vepruar deri tani, pavarësisht se në cilin subjekt është”, tha Haxhiu, duke shtuar se e vlerëson kontributin që ka dhënë Kadaj-Bujupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime