Zgjim Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Qeverisë së Kosovës, i ka humbur legjitimiteti.
Hyseni tha se subjekti që ai përfaqëson ka kohë që është i gatshëm për zgjedhje pasi sipas tij asnjë premtim i bërë nga Qeveria aktuale nuk është realizuar.
”Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje tash e sa kohë. Tashmë një kohë të gjatë, asnjë nga premtimet më të mëdha të Qeverisë nuk janë realizuar. Kjo Qeveri nuk ka legjimtimitet, kësaj qeverie i ka humbur legjitimiteti. Përveç që nuk ka legjimtimitet tashmë mungon edhe legaliteti. Kjo Qeveri është shkelje e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hyseni në Zona B të Klan Kosovës.
”A kalon apo nuk kalon Demarkacioni, ne nuk i varim shumë shpresat tek Lista Serbe. Ardhja e Listës Serbe është indikacion që janë rikthyer. Lista Serbe kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mos ketë asnjë efekt në përpilimin e Asociacionit”.
Zgjim Hyesni shprehi po ashtu qëndrimin e tij dhe të Vetëvendosjes rreth çështjes së Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.
”Unë garantoj që qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka ndryshuar. Por cilat do të jenë format e kundërshtimit të Demarkacionit mbetet të shihen. Ne jemi të bindur që me Demarkacion, Kosova humbet territor. Ata që duan të jenë në përfundim për këto argumente, këto argumente nuk janë vetëm të natyrës kadastrale”.
”Kufijtë e Kosovës thuhet në Kushtetutë se janë të trashëguar nga Jugosllavia. Në vitin 1974 bën lakimin. Kushtetuta e ’74 nuk përcakton kufijtë, nëse nuk flet ajo mbetet e tillë e trashëguar”.
”Evropa që ne e njohim është ajo e barazisë. Standardet e dyfishta nuk janë standarde. Në Kosovë ka nevojë të bëhet kritikë për mënyrën si diskutohet Bashkimi Evropian këtu”.
”Nuk e di qëndrimin e partive opozitare, por ne jemi të gatshëm dhe do t’i ftojmë për bashkëpunim në kundërshtim të Demarkacionit, edhe AAK edhe NISMA-n. Ne do ta kundërshtojmë Demarkacionin, do ta luftojmë miratimin e kësaj marrëveshje”.
”A do të ketë protesta, a do të ketë gaz, këtë nuk mund ta parashikoj. Kundërshtimi edhe përpjekjet për ta ndaluar votimin e Demarkacionit duhet të planifikohen. Secili i ka kufijtë edhe limitet e veta në atë se çka bëhet e çka jo”.
”Ne do të bëjmë takime me të gjithë ata që janë kundër koalicionit PDK-LDK. Rrëzimi i koalicionit PDK- LDK është kushti për të realizuar një projekt për Kosovë të ndërtuar”, u shpreh Hyseni. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri