Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se sot deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar kërkesat urgjente për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ministrave të delegacionit lidhur me marrëveshjen e arritur me Serbinë.
LVV thotë se “takimi i 4 shtatorit përveç lëshimeve dhe nënshtrimit përballë Serbisë u karakterizua edhe nga përbërja masive e delegacionit të Kosovës, të cilët me qëndrimin e gjatë para dhe pas takimit i kanë shkaktuar shpenzime të mëdha e të panevojshme buxhetit të shtetit”.
“Kërkesa për raportim lidhur me Politikën e Jashtme, Ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, Minishengenin, bisedat për Zajednicën, ata që po i quajnë të “zhvendosurit” dhe për shpenzimet e një delegacioni të stërmadh në Uashington”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Njoftimi i plotë:
“Sot, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar kërkesat urgjente për raportim të Avdullah Hotit dhe ministrave që u bënë pjesë të delegacionit apo që kanë përgjegjësi mbi koncensionet antikushtetuese dhe të paligjshme në letrën e nënshkruar me 4 shtator në Uashington DC dhe në takimet e Brukselit me Vuçiqin me 7 shtator.
Kërkesa për raportim lidhur me Politikën e Jashtme, Ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, Minishengenin, bisedat për Zajednicën, ata që po i quajnë të “zhvendosurit” dhe për shpenzimet e një delegacioni të stërmadh në Uashington.
Deputetët anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë përmes një kërkese zyrtare kanë ftuar z. Hotin për raportim në Komision për arsye se lista e zotimeve të bëra në letrën e 4 shtatorit, është një listë me përfitime për Republikën e Serbisë në kurriz të subjektivitetit, integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Që nga bërja hisedare Serbinë në shfrytëzimin e resurseve shtetërore të Republikës së Kosovës, pranimi i mini-shengenit si një ide dhe projekt i Serbisë për të garantuar hegjemoninë ekonomike e tregtare, vënies në funksion të këtij synimi të infrastrukturës rrugore e hekurudhore të Kosovës e deri tek dalja në detin Adriatik si një ëndërr e kamotshme e shtetit të Serbisë, e heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, janë të gjitha në kundërshtim me interesat e Kosovës e krejtësisht në shërbim të Serbisë.
Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike kanë bërë kërkesë për raportim të Avdullah Hotit lidhur me nënshkrimin e tij për të ndarë shfrytëzimin e Liqenin e Ujmanit me Serbinë dhe pranimin e Mini-Shëngenit për të cilin fuqishëm gjithmonë e ka kundërshtuar edhe vetë ai. Liqeni i Ujmanit është pasuri e shtetit të Kosovës, pronë e Ndërmarrjes Publikë Ibër-Lepencë, i ndërtuar nga institucionet e Kosovës. Ndërsa, Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton resurset shtetërore. Po ashtu, bërja pjesë e minishengenit, si një projekt dhe ide e Serbisë dëmton interesat e Kosovës.
Në anën tjetër anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e pagjetur dhe Peticione nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thirrur Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj për raportim si pjesë e delegacionit të Kosovës në takimin me delegacionin e Serbisë, të cilët mënyra se si kanë trajtuar çështjen e personave të zhdukur dhe se si nuk i kanë adresuare fare cështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Qendrimi i këtij delegacioni është i turpshëm dhe ofendues për të gjitha viktimat dhe popullin e Kosovës. Çështja e të pagjeturve dhe viktimave të dhunimeve do të duhej të ishte prioriteti themelor i institucioneve si kërkesë e padiskutueshme dhe e pakushtëzuar. Serbia ka ndjekur politika shtetërore gjenocidale.
Shteti i Serbisë i ka të gjitha informacionet për varrezat masive dhe për fatin e të pagjeturve. Po ashtu dhe mbi përgjegjësit dhe urdhënësit e dhunimeve seksuale gjatë luftës. Refuzimi për të zbardhur këtë çështje dhe për të kthyer trupat është vazhdim i lojës më vuajtjet e familjeve që kërkojnë trupat e të dashurve të tyre dhe dinjitetin e Kosovës si shtet. Ndërsa fshehja e heshtja për dhunimet seksuale si aparat i luftës është edhe më e rëndë.
Takimi i 4 shtatorit përveç lëshimeve dhe nënshtrimit përballë Serbisë u karakterizua edhe nga përbërja masive e delegacionit të Kosovës, të cilët me qëndrimin e gjatë para dhe pas takimit i kanë shkaktuar shpenzime të mëdha e të panevojshme buxhetit të shtetit. Lidhur me këtë, deputetët e Lëvizjes, anëtarë të Komisionit Për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë ftuar Avdullah Hotin që të raportojë lidhur me shpenzimet e bëra të delegacionit të Kosovës gjatë qëndrimit në SHBA. Përkitazi me këtë çështje, deputetët tanë kanë kërkuar edhe qasje në dokumentet publike në Zyrën e Kryeministrit me qëllim të ofrimit të transparencës për të gjitha shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe mëditjeve për delegacionin që ka marrë pjesë në këtë takim”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Ekzekutimi i Eduart Reçit në Tiranë, bien në pranga vëllezërit – njëri prej tyre oficer policie
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj