Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar sot një aksion simbolik gjatë së cilit kanë shpërndarë njoftime me logo të Policisë të cilat i thërrasin qytetarët të bëjnë kujdes.
Ky aksion ka të bëjë lidhur me arrestimin e gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët që prej 42 ditësh po mbahen në arrest.
“Gjashtë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej 42 ditësh po mbahen padrejtësisht në burgje e arreste shtëpiake pa prova e pa argumente nën akuzën për terrorizëm. Të vetmet prova që Policia ka, janë disa fotografi të këtyre aktivistëve derisa ishin duke blerë kifle, duke pirë kafe duke udhëtuar me taksi ose ngjashëm. Pas kësaj, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i besojnë Policisë së Kosovës. Përkundrazi, me një qasje të tillë policore, cilido qytetar mund të përfundojë i akuzuar për terrorizëm vetëm pse i bën punët e përditshmërisë së tij”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Më tej Vetëvendosje ka theksuar se drejtori i kësaj policie që sipas tyre është e specializuar në montime të rasteve, de facto është Elmi Reçica dhe de jure është Shpend Maxhuni.
“Qytetarët duhet ta dinë se cilat janë aktivitet që mund të cilësohen si akte terroriste:
1. Blerja e telefonit te tregtarët ilegalë në shesh
2. Blerja e kifleve dhe shkuarja në Fast Food
3. Udhëtimi me taxi në qytet
4. Nxjerrja e të hollave në bankomat
5. Pirja e kafes nëpër kafenetë e qytetit
6. Blerja e motoçiklestës apo posedimi i saj nga ndonjë familjar i juaji
7. Kritika ndaj RTK-së dhe mos përcjellja e kanali televiziv
Gjashtë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po mbahen në burgje të dyshuar për këto veprime”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë