LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje akuzon pushtetarët për shkelje të Kushtetutës

Vetëvendosje akuzon pushtetarët për shkelje të Kushtetutës

Në 11-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar pushtetarët se e kanë shkelur aktin më të lartë juridik, dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi për këtë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar, dhe pushtetarët kanë plane që të gjitha privilegjet që dalin nga pushteti publik t’i privatizojnë për vete.

Haxhiu theksoi se Kosova ka nevojë për një Kushtetutë që është shprehje e vullnetit të popullit, por jo për ndryshime të cilat do ta dëmtonin Kosovën dhe qytetarët.


“Për 11 vite jemi dëshmitar të së kundërtës, pra e cila qëllimshëm është instaluar në Kosovë nga një kastë pushtetarësh që kanë plan të detajuar se si të gjitha privilegjet që burojnë nga pushteti publik t’i privatizojnë për veten dhe të vetët. Një grup pushtetarësh që janë mbi ligjin dhe janë të paprekshëm dhe në anën tjetër qytetar që shtypen e diskriminohen nga pushteti që duhet të ishte publik dhe për publiken. Askush se ka besuar që 11 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës do të jetë sfidë e madhe të jesh qytetar e qytetare e Kosovës. Është sfidë e madhe sepse fatkeqësisht shteti nuk po e siguron as barazinë, as drejtësinë shoqërore as ndaljen e diskriminimit, as punën, as pronën publike, as arsimin, as shëndetin, as jetën”, ka thënë ajo.

Haxhiu shtoi se Kushtetutën e Kosovës pushtetarët e shkelën sa herë deshën, dhe asnjëherë nuk dhanë përgjegjësi për këto shkelje.

Ajo tha se opozita, së bashku me qytetarët, duhet të angazhohen për largim të qeverisjes aktuale.

“Përballë qytetarëve të pambrojtur qëndrojnë kasta e pushtetit, ata vunë pasurinë në kurriz të punës së ndershme të qytetarëve tanë dhe të të mirave publike e të përbashkëta. E shkelën ligjin e Kushtetutën sa herë deshën dhe kurdo që deshën, dhe asnjëherë nuk dhanë përgjegjësi për këto shkelje. Kjo gjendja natyrisht nuk mund të ndryshojë pa angazhimin e përbashkët opozitar dhe qytetar, prandaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi nisur tubimet tona”, ka theksuar Haxhiu.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se sot Kushtetuta e Kosovës shkelet më së shumti nga ata që konsiderohen si mbrojtësit e saj.

Sipas Bislimit, Qeveria Haradinaj përmes vendimeve dhe skandaleve të përditshme e ka shkelur çdo aspekt të rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

Ai theksoi se kjo qeveri po krijon pabarazi të madhe në mes qytetarëve duke shkelur nene të shumta të Kushtetutës së Kosovës.

“Krejt këto shkelje të Kushtetutës i kemi si sihariq nga kjo klasë politike e cila sa herë që e shkel atë i lanë duart duke u thirrur në parimet e vetë Kushtetutës sonë. Sot Kushtetuta e Kosovës më së shumti shkelet nga ata që ai i definon si mbrojtësit kryesor të saj”, u shpreh Bislimi.

Kujtojmë që 9 prilli shënohet si Dita e Kushtetutës së Kosovës, dokument ky i cili e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori