Telegrafi

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Real Madridi ka vendosur që ta rinovojë kontratën e veteranit Dani Carvajal, ani pse kjo do të thoshte se ata do të thyenin një nga rregullat e tyre jozyrtare.

32-vjeçari është rikthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon, dhe ka qenë një arsye kryesore e suksesit të Real Madridit, me disa lëndime që e kishin penguar gjatë këtij procesi.

Të dhënat e publikuara nga stafi mjekësor i Real Madridit e kanë mbetur bordin e klubit që Carvajal është në gjendje që ta mbajë këtë nivel të lojës të paktën edhe për katër ose pesë vitet e ardhshme.

Nga pikëpamja e tij, Carvajal është i kënaqur dhe dëshiron të mbetet pjesë e Real Madridit. Fokusi i tij afatgjatë është që të arrijë të luajë në Kupën e Botës 2026, dhe dëshiron që këtë ta bëjë si futbollist i madrilenëve.

Kontrata e tij aktuale skadon në 2025, dhe Real Madridi tashmë raportohet se ka vendosur që ta zgjasë atë sipas Relevo.

Real Madridi në fakt nuk e ka princip që të zgjasë kontratën e lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare, por ata po e konsiderojnë që t’i ofrojnë spanjollit një kontratë njëvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Carvajal mund të bëhet lojtari me më së shumti Liga të Kampionëve të fituar në muajin qershor, duke ndarë vendin e parë me legjendën Paco Gento.

Fakti që ai është shtylla kryesore e ekipit, dhe rënia e numrit të lojtarëve spanjoll në ekip punon gjithashtu në favor të tij, me Dani Ceballos dhe Fran Garcia që mund të largohen potencialisht këtë verë nëse e bëjnë këtë kërkesë./Telegrafi/