Kombëtarja e Zvicrës është mysafir i Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Helvetikët” synojnë fitoren e tretë në grup, ku me një triumf do të shkonin në kuotën e nëntë pikëve.


Ndërkohë, Suedia synon këndelljen si pasojë e rezultateve negative në dy ndeshjet e para.

Te Zvicra, titullari i vetëm shqiptar është Granit Xhaka, me dyshen Adrian Bajrami e Andi Zeqiri që janë në stol – ndërkohë Suedia për herë të parë do të luajë në qendër të sulmit me Victor Gyokeres e Alexander Isak.

Formacionet zyrtare:

Suedi: Johansson; Gudmundsson, Hein, Lagerbielke; Sema, Ayari, Karlstrom, Bergvall, Bernhardsson; Gyokeres, Isak.

Zvicër: Kobel; Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Reider; Ndoye, Embolo, Vargas.

Përballja do të nis me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

telegrafi sport app