Seriali ‘O sa mirë’ po vazhdon me xhirimet e episodeve të reja.

Me inkuadrimin e grupit të humoristëve “Stupcave”, padyshim që seriali është bërë edhe më i shikuar.


Por, për aktorin Jeton Zogiani, i njohur me rolin e drenicakut, Haki Kurtajt kanë lindur edhe problemet, transmeton Telegrafi.

Në fakt, bëhet fjalë për akte episodike, ku kolegji universitar është ndërtuar pa leje në tokën e ‘Misinit’, ndërsa drejtor drenicak mundohet të gjejë një zgjidhje.

“Veç po komplikohet puna, Zoti hair e bëftë!!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë dhe se a do të zgjidhet kontesti pronësor ndërsa më poshtë e keni episodin rreth kësaj mosmarrëveshje. /Telegrafi/