LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Higuain ka më shumë minuta në fushë se Hysaj në Serie A, Griezmann i prinë listës në top pesë ligat evropiane (Foto)

Vetëm Higuain ka më shumë minuta në fushë se Hysaj në Serie A, Griezmann i prinë listës në top pesë ligat evropiane (Foto)

Elseid Hysaj është mes futbollistëve që kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare gjatë 11 muajve të fundit në të gjithë Evropën.

Të dhënat e CIES, Observatorit të Futbollit, që studion statistikat futbollistike, e renditin mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare mes atyre që kanë prekur më shpesh fushën e lojës duke marrë për bazë të gjitha takimet e luajtura që nga data 1 korrik e vitit 2016 për lojtarët që aktivizohen në pesë kampionatet e mëdha evropiane.

Renditja e përpiluar nga CIES sheh Hysajn në vendin e 32-të, në listë, me 52 takime të zhvilluara dhe 4473 minuta lojë, për të vërtetuar edhe një herë se ai është ndër lojtarët që kanë luajtur më rregullisht në Evropë në këtë sezon.


Në fakt, ai rezulton të ketë luajtur në të njëjtin numër ndeshjesh si Cristiano Ronaldo apo Robert Lewandowski dhe më shumë takime se sa Sergio Ramos apo Gianluigi Buffon të cilët në fundjavë do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve, transmeton PanoramaSport.

Sipas përllogaritjeve të CIES, Hysaj është futbollisti i dytë që ka luajtur më shumë minuta mes atyre që aktivizohen në Serinë A, i kaluar vetëm nga Gonzalo Higuain i cili mes Juventusit dhe Argjentinës, regjistron 59 ndeshje dhe 4767 minuta.

Gjithsesi, askush nuk arrin në nivelet e Antoine Griezmann. Ylli i Atletico Madridit ka luajtur gjatë 11 muajve të fundit 63 ndeshje dhe 5454 minuta, duke kryesuar i shkëputur renditjen e “të palodhurave”.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori