Saul Niguez ka shënuar golin e epërsisë për Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Tani spanjolli ka tre gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, apo dy më pak se Willian i Chelseat dhe një më pak se Adrien Rabiot i PSG-së.


Niguez po ashtu ka asistuar edhe dy herë në këtë sezon në LK, kurse në të gjitha garat këtë sezon ka nëntë gola, apo pesë më shumë se çdo mesfushor i Atleticos.

Te goli ndaj bavarezëve, Saul dribloi Juan Bernat, Xabi Alonson dhe Thiagon. /Telegrafi/

1428

telegrafi sport app