LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ditët e ndajnë Valeron nga Interi

Vetëm ditët e ndajnë Valeron nga Interi

Interi është afër të nënshkruajë me mesfushorin e Fiorentinës, Borja Valero, për shumën e 8 milionë eurove.  

Sipas Tuttosport, Valero ishte kërkesë e Luciano Spalletti, që shihet si lojtarë i domosdoshëm që mund të luajë me Roberto Gagliardini.

Ai është 32 vjeç dhe po kërkohet edhe nga Milani, por që Interi duket më afër.


Edhe lojtari kërkon që marrëveshja të mbyllet sa më shpejtë dhe Fiorentina është e pirur që ta pranojë ofertën prej 8 milionë euro.

Valero ka zhvilluar 200 ndeshje me klubin që kur erdhi nga Villarreali në vitin 2012. /Telegrafi/