Veshja e Bella Hadid vitin e kaluar u përdor si shembull se çfarë nuk duhet të vishet në Festivalin e Filmit në Kanë

Veshja e Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë 2023 është përmendur këtë vit si shembull i asaj që nuk lejohet më në tapetin e kuq të festivalit.
Sipas burimeve të The Sun, një memo iu dërgua shoferëve dhe ekipeve për të ilustruar kodin e ri të veshjes, ku fustani transparent i Bellës u përdor si shembull negativ.
Rregullat e reja, të vendosura pak ditë para fillimit të festivalit, ndalojnë veshjet tepër zbuluese “për arsye mirësjelljeje”, ndërsa pjesëmarrësit janë udhëzuar të shmangin “lakuriqësinë” në çdo zonë të festivalit. Organizatorët nuk e ndalojnë vetë-shprehjen, por duan të ruajnë një nivel formaliteti dhe elegance në këtë ngjarje me profil të lartë, shkruan DailyMail.
Këtë vit, Hadid zgjodhi një fustan të zi të gjatë dhe më të mbuluar për premierën e filmit “Leave One Day”, megjithëse sërish hoqi sytjenat dhe zbuloi pak nga gjoksi anësor.
Vendimi për një kod më konservator vjen pas vitesh ku festivali tërhoqi më shumë vëmendje për veshjet provokuese të të ftuarve sesa për filmat që shfaqeshin.
Organizatorët synojnë të ndalin trendin e “fustaneve lakuriq”, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të veshin kostume, xhaketa darke, fustane mbrëmjeje ose veshje kokteji në përputhje me etikën formale të eventit. /Telegrafi/































































