Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, për të parë nga afër punën e institucioneve lokale në përballje me pandeminë COVID-19.
Kreu i PDK-së takoi kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati nga i cili u informua për sfidat që ka pushteti lokal në përballje me pandeminë dhe pasojat të cilat kanë nisur të vërehen në sektorin privat.
Gjatë takimit me kryetarin e Kamenicës, Veseli tha se pakoja emergjente është e domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme dhe u ndihmon drejtpërdrejtë familjeve që kanë vështirësi sociale. Ju ndihmon drejtpërdrejt komunave dhe kryetarëve të komunave. Pakoja u ndihmon bizneseve që të rifillojnë aktivitetet e tyre të ndërmarrësisë, iu ndihmon 280 mijë familjeve të sektorit privat, por edhe fermerëve dhe gjithë komunave. Ne nuk guxojmë të dështojmë nga pandemia dhe duhet të marrim masa që ta tejkalojmë këtë dhe asnjëherë të mos shkojmë në kolaps”, tha Veseli.
Kryetari Kastrati i ftoi institucionet dhe qytetarët që t’i respektojnë masat e marra nga Qeveria. Kastrati tha se është nevoja të lirohet ekonomia.
“Ne sot patëm kënaqësi ta presim kryetarin Veseli i cili ishte i interesuar me dëgjua prej meje dhe për komunat në përgjithësi për nevojat dhe për përballimin e pandemisë dhe gjithashtu diskutuam edhe për pakon emergjente që e kanë propozuar këta. Unë uroj e shpresoj duke i ftuar institucionet dhe qytetarët po ashtu që t’i respektojmë masat e duhura dhe kemi nevojë shumë që të lirohet ekonomia dhe në veçanti komunat si Kamenica ku ekziston vetëm prej remitencave dhe është një prej sfidave dhe prej halleve në vazhdim”, tha Kastrati.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli se bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës kanë vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës.
Veseli i falënderoi zjarrfikësit për punën e pandërprerë gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Gjatë vizitës në Kamenicë, kreu i PDK-së ka vizituar edhe ndërmarrësin Granit Berisha në fshatin Koretin të kësaj komune që kultivon bimë dekorative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania