LAJMI I FUNDIT:

Veseli viziton familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka

Veseli viziton familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka vizituar familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka në Ticë të Drenicës.

Veseli ka thënë se ata që kanë dhënë jetën për liri, sikurse vëllezërit Uka, përjetë do të kujtohen me nder e lavdi.

“Me rastin e Bajramit, vizitova familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka në Ticë të Drenicës. Nënë Azizja lindi e rriti dy heronj, të cilët me sakrificën e tyre sublime, janë burim frymëzimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Ata që kanë dhënë jetën për liri, sikurse vëllezërit Uka, përjetë do të kujtohen me nder e lavdi”, ka shkruar Veseli në Facebook.


“Në Ticë bëmë një ndalesë edhe tek ish-ndërtesa e Spitalit Ushtarak të UÇK-së. Me Sami Lushtakun dhe doktor Fadil Bekën kujtuam kohët e rënda të luftës si dhe fuqinë e madhe shpirtërore me të cilën populli ynë i përballi ato sfida. Po ashtu shkuam edhe në Polac ku vizituam bashkëluftëtarin tonë Naim Kerollin, të cilit i uruam shërim të shpejtë”, ka shkruar  Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori