LAJMI I FUNDIT:

Veseli vizitë në Gjermani, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave

Veseli vizitë në Gjermani, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Veseli do të zhvillojë takime të tjera edhe me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të angazhuar në çështje të Ballkanit.

Veseli do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve gjermane në Kosovë.


Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës do të diskutojë me zyrtarët e lartë gjermanë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori