Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Viti ka thënë se dita e ndryshimit për këtë komunë po afron.
Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitoren e madhe më 22 tetor në shumicën e komunave të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitoren në Viti me Besim Halimin kryetar dhe këtë ekip të shkëlqyeshëm për Kuvendin Komunal të Vitisë”, ka thënë ai.
I pari i PDK-së ka thënë se Besim Halimi i njeh më së miri problemet e Vitisë.
“Ka katër vjet që Vitinë e kanë lënë në harresë”, ka thënë Veseli.
Me Besim Halimin kryetar, ai ka thënë se do ta kthejnë Vitinë nga komunë burokratike në komunë zhvillimore.
“Vitia ka nevojë për zhvillim dhe këtë zhvillim e sjell vetëm qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Vitisë, Besim Halimi, ka premtuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë.
Ai ka thënë se prioritete të tij në mandatin e ardhshëm qeverisës jenë depolitizimi dhe ndërtimi i administratës efikase komunale, ofrimi i arsimit cilësor, konsolidimi i shërbimeve shëndetësore, kompletimi i infrastrukturës rrugore, zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik, mbështetja e projekteve në fushat e kulturës, rinisë e sportit.
Kandidati i PDK-së për të parin e Vitisë ka premtuar se do të angazhohet veçanërisht që përmes arsimit profesionale të gjenerojë punësim për të rinjtë e Vitisë.
Halimi ka premtuar se ndërtimi i shkollës së re në Pozharan do të kryhet më 2018, kurse do të hapen edhe 5 klasë parafillore në Komunën e Vitisë.
Ai ka premtuar se do t’i rrisë subvencionet në bujqësi, nga 30 mijë në 100 mijë euro, do të investojë rreth 1 milion e 700 mijë euro për sistemin e ujitjes në fshatra, do t’u japë ndërmarrësve në shfrytëzim tokën publike me parametra zero në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe të uljes së ndjeshme të papunësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës