LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Vendimi për liberalizimin e vizave duhet të merret në dhjetor, në të kundërtën është racizëm i skajshëm

Veseli: Vendimi për liberalizimin e vizave duhet të merret në dhjetor, në të kundërtën është racizëm i skajshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se nuk do të heqin dorë nga e drejta e lëvizjes së lirë, ndërsa sipas tij nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk do të merret në dhjetor nga institucionet përkatëse të BE-së atëherë ky është një racizëm i skajshëm.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se është e drejtë e qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pas plotësimit të kritereve bashkësia evropiane duhet të reflektojë.

“E drejta na takon që në dhjetor të merret vendimmarrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndryshe, ky është qëndrimi im politik është racizëm, është racizëm i skajshëm”, tha Veseli, raporton Telegrafi.


Ai tha se presin që Austria, si kryesuese e radhës e Presidencës së BE-së të procedojë çështjen e liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave, megjithëse Veseli tha se janë në dijeni që ka vende skeptike.

“Deri tani na është thënë se është se liberalizimi i vizave është çështje teknike, tani kanë filluar zëra se na qenka edhe politike. Do të jetë goditje e vet vlerave të Bashkimit Evropian”, tha Veseli, duke shtuar se nisur nga kjo logjikë i bie që Kosova që 10 vjet po mbahet politikisht e izoluar.

Ai tha se prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron më mirë se shumica e shteteve.

“… Atëherë cila është arsyeja…jemi krenar për atë që jemi…”, tha Veseli, duke shtuar se do ta vazhdojnë lobimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori