Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në shënimin e 14-vjetorit të themelimit të Grupit të Grave Deputete (GGD), ka thënë se zhvillimi i një shoqërie arrihet vetëm kur aktivizohet i gjithë potenciali i saj njerëzor, e që të ndodhë kjo, sipas tij, është e domosdoshme të jetësohet barazia gjinore në të gjitha segmentet e jetës sociale dhe institucionale.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Veseli tha se GGD-ja është grupi më i veçantë në të gjitha legjislaturat e këtij Kuvendi, i cili, gjatë gjithë ekzistencës së tij, e ka justifikuar plotësisht qëllimin për të cilin është krijuar.
Ai tha se ky grup ka arritur të funksionojë si një forum përfaqësues përtej dallimeve partiake, në funksion të një agjende nacionale, siç është agjenda e barazisë gjinore dhe mbështetja e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
“Unë sot jam këtu para jush që t’u përgëzoj për frymën shumë pozitive të bashkëpunimit që keni ndërtuar dhe sukseset që keni arritur në fushat e angazhimit tuaj. Njëkohësisht t’ju siguroj se do ta keni përkrahjen time të pakursyer që ju të vazhdoni edhe më tutje, ta fuqizoni grupin dhe t’i zgjeroni angazhimet e tij”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka ecur shumë në këtë drejtim, kur është fjala të legjislacioni, por shtoi se ende ka shumë punë për të bërë që ky legjislacion të zbatohet në mënyrë rigoroze. Siç tha Veseli, barrierat e mentaliteteve të vjetra që ushqejnë paragjykimet diskriminuese dhe praktikat e përjashtimit të grave nga jeta sociale dhe institucionale, ende janë duke rezistuar, megjithëse forca e tyre nga dita në ditë po vjen duke u zbehur.
Duke përmendur kontributin e grave deputete në këtë progres, kryetari i Kuvendit kujtoi se vetëm në vitin e fundit ato kanë arritur të trajtojnë disa prej ligjeve të rëndësishme.
Përkundër arritjeve, kryeparlamentari Veseli tha se sfidat si shtet dhe shoqëri ende janë të mëdha, në radhë të parë ato të zhvillimit ekonomik.
“Puna është ajo që i jep kuptim jetës njerëzore në shoqërinë bashkëkohore, prandaj obligimi ynë më i madh, detyra më e madhe patriotike në ditët e sotme, është që të bëjmë të mundur një shoqëri të shansave për të gjithë qytetarët e Kosovës, një shoqëri ku mund të ketë punë për të gjithë, sidomos për të rinjtë tanë. Që të ecim në këtë drejtim, është e nevojshme t’i lëmë debatet shterpe dhe ta kthejmë politikën tek qytetari, tek problemet e përditshmërisë së tij jetësore. Vetëm duke e bërë këtë, merr kuptim roli ynë si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve. I potencova këto mesazhe, sepse ju jeni një nga forumet më adekuate për një gjë të tillë”, tha Kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës