LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon kryediplomatin malazez, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Veseli takon kryediplomatin malazez, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet që Kosova dhe Mali i Zi kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Sipas një njoftimi, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm malazez, Darmanoviq, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.


Ai tha se vizita e tij në Prishtinë është mesazh i këtij bashkëpunimi dhe mëton t’i japë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare Kosovë – Mal i Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori