Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prizren në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, se ai ishte ideolog dhe vizionar i madh për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Veseli tha se Serbia do të përgjigjet para drejtësisë për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin që e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
“Andin, baba yt është baba i kombit tonë këtu në Kosovë. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet. Ajo dihet çdo ditë. Ai ishte veprimtar, intelektual dhe ideolog. Kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, shtet, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi ynë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti. Ne sot do të kemi seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar drejtësi, për të gjithë ata mijëra qytetarë të vrarë, fëmijë, gra e pleq të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti serb. Shteti serb ka kryer gjenocid. Kjo duhet të thuhet edhe më me zë dhe shteti serb do të përgjigjet ashtu siç e meriton “, tha ai.
Ai tha se brezat e rinj të shtetit të Kosovës nuk duhet ta harrojnë sakrificën e gjeneratave të mëparshme që kanë bërë gjithçka për këtë liri që sot të gjithë e gëzojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
“Të dashur të rinj, besoni në shtetin e Kosovës, sepse kemi bërë shumë sakrifica. Kemi shumë e shumë njerëz që kanë dhënë çdo gjë, edhe jetën e tyre për këtë shtet i cili sot e përgjithmonë do të ekzistojë. Unë besoj se kombi ynë ka perspektivë, se shteti ynë po ecë çdo ditë përpara për aq sa duhet të kemi besim tek njëri-tjetri për të ecur edhe më shpejt përpara. Ne do të ecim përpara ballëlartë dhe do të kërkojmë të drejtën tonë, do të kërkojmë drejtësi”, tha Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame