LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ramazani të shërbejë si motiv për të qenë në përkrahje të njëri-tjetrit

Veseli: Ramazani të shërbejë si motiv për të qenë në përkrahje të njëri-tjetrit

Në prag të fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të BIK-ut, të cilët i uroi për këtë muaj të madhërishëm, dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarëve islamë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ky muaj na përkujton sakrificën e njeriut për njeriun dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht, si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit të Ramazanit do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ndërkaq, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë në vigjilje të muajit të madhërishëm, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për të gjithë besimtarët islamë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori