Veseli pranoi nga Imzot Dodë Gjergji simbolet zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergji, nga i cili ka pranuar simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan. Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































