Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeparlamentar në detyrë, ka pritur të martën në takime të ndara ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe disa ambasadorë tjerë, ku kanë diskutuar për procesin zgjedhor.

Sipas një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook, Veseli dhe ambasadorët e kanë vlerësuar procesin zgjedhor si fer e demokratik.


Veseli i ka siguruar diplomatët se Kosova shumë shpejt do të formoj institucionet e reja.

"Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare", ka shkruar Veseli në Facebook.

19060102 797222763786265 1049162089426737594 n 1497446189 1150671

19113766 797222687119606 880886143251668114 n 1497446196 6357614

19145927 797222703786271 9063876896643321169 n 1497446195 5896567

19225566 797222693786272 7835340881147517535 n 1497446193 8259468

19247736 797222683786273 7984270094007967691 n 1497446188 8758397