Kyetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar legalizimin e të gjitha pronave që nuk janë kontestuese.
Ai thotë se qytetarët e mbi 350 mijë pronave në tërë territorin e Republikës së Kosovës po vazhdojnë të mos kenë fleta poseduese për pronat e tyre.
“Ndonëse shumë ndërtime kanë përfunduar por edhe ato që janë në ndërtim e sipër e kanë të pamundur të pajisen me një dokumentacion të tillë”.
Sipas tij, me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje po mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm e qytetarëve tanë.
“Janë rreth 10 miliardë euro investime nëpër këto prona që janë të bllokuara në mungesë të fletëve poseduese”, thotë Veseli.
Nuhi Kryeziu një qytetar i Prishtinës ka thënë se mungesa e fletës poseduese sigurisht paraqet problem për marrjen e kredive.
“Në qoftë se nuk mundesh me posedu një fletë poseduese ti nuk di çka mundesh me ba. Edhe në qoftë se ki shtëpinë ose banesën nëse nuk e ke fletën poseduese atëherë faktikisht ti nuk ki kurgja. Kishte me qenë mirë me fillu një iniciativë e tillë për me i lëshuar fletët poseduese, me ba legalizimin edhe me ditë gjithkush kush e ka pronën e vet, pasurinë, shtëpinë e banesën e vet”, ka thënë Kryeziu.
Edhe banorët e tjerë të kryeqytetit e kanë mirëpritur këtë iniciativë duke shpresuar se një zgjidhje e këtij problemi, do të mundësojë sa më shpejt pajisje me fletë poseduese për pronat e tyre.
Sadik Aliu ka mirëpritur këtë iniciativë, e cila do të rregullonte një problem pothuajse 20 vjeçar.
“Ne problemet e kësaj natyre të jemi edhe më të shpejtë, sidomos organet kompetente të këtuhit me punu me neve me naj kry ma shpejt këto sene, do t’kish qenë shumë mirë për neve”, ka thënë Aliu.
Plani për legalizimin e pronave i prezantuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, parasheh legalizimin e përshpejtuar të 350 mijë ndërtimeve pa leje, brenda dy vjetësh me vetëm një euro për metër katror të ndërtimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania