LAJMI I FUNDIT:

Veseli para policëve të rinj: Do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë

Veseli para policëve të rinj: Do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot Akademinë e Policisë në Vushtrri dhe është zotuar se do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë karrierë e të ardhme këtu.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka besim të madh tek Policia e Kosovës, pjesëtarëve të së cilës u janë bërë pagat më të lartat në rajon dhe u janë rritur kapacitetet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Plot shpresë dhe besim pas takimit me kadetët e rinj të policisë, të cilët kanë vendosur të mos emigrojnë, por të shërbejnë në vendosjen e rendit dhe ligjit. Në Akademinë e Policisë në Vushtrri u zotova se do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë karrierë e të ardhme këtu. Policia jonë është një model suksesi në rajon dhe dëshmi se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova mund të ec shumë më shpejt përpara. Shpreh mirënjohjen time për çdo polic të Kosovës, për punën e vështirë që bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë kam besim të madh tek Policia e Kosovës, pjesëtarëve të së cilës ua kemi bërë pagat më të lartat në rajon dhe ua kemi rritur kapacitetet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Unë kam besim të madh tek rinia e Kosovës, prandaj edhe kam emëruar ministra të rinj. Jam i sigurt se duke u dhënë atyre më shumë mundësi dhe më shumë hapësirë, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori