LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Nuk do të isha i kënaqur me barazim

Veseli: Nuk do të isha i kënaqur me barazim

Ndeshja kundër Izraelit, ndaj një kundërshtari direkt për të paktën vendin e tretë në grup, është më delikatja për Shqipërinë në këtë fushatë eliminatoresh për “Rusia 2018”.

Këtë e kanë të qartë të gjithë futbollistët kuqezi, të grumbulluar nga Gianni De Biasi për takimin e radhës. Mes tyre është edhe Federik Veseli, i cili në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e “Tropikal” në Durrës e pranoi se pikërisht para Izraelit presioni është edhe më i madh edhe se ndaj Spanjës.

“90 për qind e skuadrave që luajnë ndaj Spanjës humbasin, kështu që edhe nëse del pa pikë ndaj këtij kundërshtari nuk është ndonjë çudi. Por, kundër skuadrave më të vogla presioni është edhe më i madh. Prandaj e them se kjo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup”, është shprehur Veseli, citon SuperSport.


Shqipëria dhe Izraeli kanë grumbulluar nga gjashtë pikë në tri takimet e para ndaj rezultatet në përplasjet direkte më shumë mundësi do të përcaktojnë se cila skuadër do të ketë më shumë pikë në fund të eliminatoreve. Barazimi në fushën tonë nuk është opsioni më i mirë për kuqezinjtë, por nëse vjen nëpërmjet një performancë shumë të mirë atëherë do të ishte më e pranueshme.

Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Varet sesi do të shkojë loja. Nëse luajmë shumë mirë, por për arsye të ndryshme nuk arrijmë të fitojmë, sërish do të isha i kënaqur”, ka theksuar lojtari.

Frederik Veseli e ka veshur në pesë raste fanellën e Shqipërisë, në humbjen 2-0 ndaj Francës në finalet e ‘Euro 2016’, si dhe në katër ndeshje miqësore, në barazimet 2-2 me Kosovën dhe Gjeorgjinë, në fitoren 2-0 me Luksemburgun dhe në barazimin pa gola kundër Marokut në “Loro Borici”.

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori