Veseli në Dragash: PDK, e vetmja që ka vizion, program e platformë në rrugëtimin euroatlantik

Kandidati i PDK-së, për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do të shënojë fitore bindëse më 6 tetor.
Veseli gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Dragash ka thënë se PDK është e vetmja parti që nuk flet, por vepron.
Ai tha se janë të vetmit që kanë vizion, program e platformë në rrugëtimin euroatlantik.
“Më 6 tetor do të jetë një fitore bindëse e PDK-së. Nuk kanë pse me u çuditë askush, nuk kanë pse për t’u çuditur për faktin se qytetarët po e dinë se jemi të vetmit që nuk flasim por veprojmë, jemi të vetmit të cilët kemi vizion, kemi program e platformë për rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne nuk fyejmë, ne nuk shajmë, ne merremi me problemet të cilat i ka Kosova dhe do t’i zgjedhim ato një për një me vendimet të cilat do t’i marrim që nga data 7 tetor, ne do të jemi bashkë për të mos u ndarë, për t’i hapur një perspektivë Kosovës tonë. Kushdo që është për Kosovën euroatlntike, kushdo qe është për ekonominë e prodhimit, për Kosovën e fuqishme bashkë me ShBA-të dhe partnerët le ti bashkohet vizionit të PDK-së”, tha Veseli.
Ai premtoi se në qeverisjen e tij do të përkrahen të rinjtë e vendit, inovatorët, fermerët. Veseli tha se i gjithë fokusi do të jetë në fuqizimin ekonomik të vendit.
“6 tetori është dita e kthesës historike për Kosovën, 6 tetori është koncepti i ri i vizionit euroatlantik, e cila e zhvillon Kosovën nuk e izolon, e cila e bashkon Kosovën nuk e ndan, e cila e mban Kosovën më afër ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian, e jo konfrontim me ta. Ky është vizioni ynë i cili është vizion i perspektivës, vizion i çdo qytetari”, tha ai.
Pretendenti për kryeministër në Dragash u shpreh se kur fiton PDK, fiton Kosova, e sipas tij, kur është e fortë Kosova e dobët është Serbia.
Veseli i ka ftuar qytetarët e Dragashit që të përkrahin Ilir Kurtishin, që sipas tij është një kandidat që do t’i ndihmojë të gjithë qytetarët pas zgjedhjes së tij si deputet.
Përkrahje për vete dhe shefin e tij ka kërkuar kandidati për deputet nga PDK dega në Dragash, Ilir Kurtishi.
Ai tha se në Kosovë ka probleme të ndryshme, e sipas tij të gjitha këto probleme mund të zgjidhen në PDK dhe Kadri Veseli.
“I vetmi njëri që ka guxim dhe mundësi për të pasur suksese është Kadri Veseli. Kryeministri Veseli është i vetmi lider i cili deri sot nuk la qenë në detyrën e kryeministrit, prandaj Kadri Veseli duhet, do të jetë dhe duhet të jetë kryeministri ynë i të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive etnike. Pra, Kadri Veseli do të jetë kryeministër jo pse Kadri Veseli ka dëshirë të luftoje për karrierë, por sepse Kosova ka nevojë për Kadri Veselin si kryeministër, ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për zhvillim”, tha ai.
Kandidati për kryeministër nga PDK përveç Dragashit, sot do të mbajë takime edhe me qytetarët e Zhurit dhe të Hasit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe