Frederik Veseli edicionin e shkuar zhvilluan futboll të bukur, por Empoli nuk ia arriti të mbijetonte në Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares ka edhe dy vite kontratë me klubin, por e ardhmja e tij mund të jetë jashtë Italisë.


GettyImages 1158143228 Frederic Veseli. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Pianetaempoli.it raporton se në adresë të 26-vjeçarit kanë ardhur oferta të ndryshme nga jashtë vendit.

Drejtuesit e Empolit kanë vendosur ta shesin lojtarin që luanë në të gjitha rolet e repartit mbrojtës,  por janë duke e vlerësuar ofertën më të mirë.

GettyImages 1156957673 Frederic Veseli . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Veseli ka 20 ndeshje me kombëtaren kuqezi dhe është pjesë e Empolit prej gushtit të vitit 2016. Ai kishte ardhur nga Lugano.  /Telegrafi/

telegrafi sport app