LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kush mendon për luftë civile, nuk ka vend në Kosovë

Veseli: Kush mendon për luftë civile, nuk ka vend në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u është përgjigjur deklarimeve të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për vëllavrasje në vend, nëse presidenti Hashim Thaçi nuk thërret zgjedhjet e reja.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga frikacakët. Këta njerëz nuk iu kanë gjetur vendit të vet kur është dashur, për të luftuar kundër Serbisë. Sa të ekzistojë PDK-ja në Kosovë nuk do të ketë luftë civile dhe kush mendon për luftë civile, nuk ka vend në Kosovë”, tha Veseli në televizionin publik RTK.

Ai ka folur edhe rreth zgjedhjeve të reja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke thënë se është e pamundur që ato të mbahen brenda afateve kushtetuese në kohën kur Kosova po përballet me coronavirus.


Sipas tij, nuk është e mjaftueshme të jesh pro-evropian apo pro-amerikan në Kosovë, por nëse ‘nuk mbledhin mend do të bien edhe qeveri të tjera’, pasi që ndryshimi arrihet vetëm me vizion të qartë ‘”Kosova si shtet me integrim euroatlantik dhe një shtet i zhvilluar, me ekonominë dhe tregtinë e vet”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori