Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Empolit, Frederik Veseli e ka refuzuar kalimin tek klubi turk Denizlispor.

Atëherë kur dukej thjeshtë një formalitet kalimi i tij te skuadra e sapo ngjitur në Superligën, mbrojtësi e ka refuzuar kalimin e tij në Turqi.


Veseli nuk ka qenë i bindur nga Denizlispor dhe nuk e ka pranuar këtë destinacion.

GettyImages 1157416670 Frederic Veseli. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Klubi i Empolit dhe klubit turk kanë pasur marrëveshje mes vete.

Në anën tjetër lojtarit i është ofruar një pagë shumë më e mirë se sa që e ka aktualisht.

Veseli me shumë gjasë do të largohet nga Empoli në këtë verë dhe është në pritje të ofertave të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app