Numri i veteranëve të luftës nuk është më i madh se sa ai që ka qenë në shtatorin e vitit 1999. Madje shifra me mbi 40 mijë është enorme dhe nuk ka mundësi që të jetë ajo.
Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës në një intervistë për KosovaPress ku ka folur për listat qe veteranëve për të cilën së fundi është ngritur edhe aktakuzë për 12 persona
Veseli thotë se ai u beson atyre të cilët kanë pasur përgjegjësi komanduese dhe se nuk dëshiron të flas me numra.
“Unë do t’i referohem më tepër komandantëve të luftës në zona operative dhe komandantit të përgjithshëm i cili ka folur me atë zë. Unë nuk do të flas për numra. Unë ju besoj ma tepër atyre të cilët e kanë pasur përgjegjësinë komanduese. Ka statistika, kemi statistika në vitin 1999, pas përfundimit të luftës , periudhën e transformimit.
Pikërisht tani po bëhen 19 vite. Në shtatorin e 99-tës kur kanë dalë Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kemi pasur një listë, në të njëjtën kohë e kanë edhe organizatat e veteranëve, kanë zonat operative, pastaj, për fat të mirë jemi shumë luftëtarë të cilët kemi qenë edhe në atë kohë jemi edhe tash. Ky numër është i madh”, thotë Veseli.
Kryetari i Kuvendit thotë se tema e statusit të luftëtarit të lirisë nuk duhet të bëhet temë dhe mos të abuzohet. Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e lirisë janë pjesa më e shenjtë e sakrificës sublime të popullit të Kosovës.
Sipas tij Ushtria Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të shikohet pa popullin, ndërkohë që ka një porosi për luftëtarët e vërtetë por edhe për manipuluesit.
“Luftëtarët e vërtetë të cilat janë të UÇK-së nuk duhet ta ndiejnë veten fare të cenuar. Pjesa e cila mund të jetë manipuluese ata duhet të turpërohen. Nuk është statusi i luftëtarit ai i cili i zgjidh problemin social të qytetarëve tanë. Është zhvillimi ekonomik ai i cili i zgjidh, është perspektiva, për arsye se statuset sociale në shumicën e rasteve janë peng të zhvillimit ekonomik edhe të atyre familjeve të cilat varen prej një statusi social.
Ne duhet të mendojmë në mënyrë më pozitive në këtë drejtim. Luftëtarët të mos cenohen, mos të preken. Ata të cilët kanë abuzuar do të marrin përgjigjen e merituar por , askush, edhe ata të cilët abuzojnë me këtë situatë, e cila nuk është shumë pozitive do të marrin edhe ata përgjigjen e merituar nga qytetarët tanë. Kosova ka luftuar e tëra në luftë, të gjithë kanë qenë çlirimtarë por, luftëtarët e UÇK-së nuk janë ky numër i cili është ”, thotë Veseli.
Së fundi prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për 12 persona, anëtarë të komisionit qeveritar për të verifikuar statusin e veteranëve, ku në mesin e tyre ka edhe ministra si dhe ish komandanti i UÇK-së Agim Çeku.
Bashkë me aktakuzën Prokuroria ka publikuar edhe një liste me mbi 20 mijë emra të personave që pretendohet se janë veteranë të rrejshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

VLEN: Tetë muaj qeverisje, pensionistët përfitojnë 5.000 denarë më shumë

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk