Këngëtarja e njohur, Vesa Smocila, po pëlqehet në masë të madhe me paraqitjet e saj të fundit.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë vazhdimisht imazhe nga përditshmëria dhe karriera profesionale.


Ditë më parë ajo ka paralajmëruar lansimin e këngës “Kaj”, për të cilën është duke punuar në xhirimet e klipit.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë disa imazhe tërheqëse me veshjen e zezë.

“Lot diamanti”, ka shkruar ajo në përshkrim, teksa afër syve mban aksesorë me shkëlqim.

Theksojmë se “N’shpirt” titullohet hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula. /Telegrafi/