Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar të martën për draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ish Ekipi menaxhues ka prezantuar të martën në Bruksel versionin e tij, ndonëse nuk është bërë i ditur për publikun në Kosovë, ky version nuk është pranuar nga shteti i Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se versioni i publikuar nga Ekipi menaxhues dëshmon dëshirën për “Republika Srpska” në Kosovë.
Ky Ekip menaxhues në përbërje kishte edhe deputeten e Kuvendit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, raporton Telegrafi.
E pas takimit në Bruksel, ky ekip menaxhues sot me vendim të ministrit Elbert Krasniqi është liruar nga detyra.
Pas takimit të së martës në Bruksel, në orët e vona kryeministri Kurti ka publikuar versionin e tij që ka dhënë për Asociacionin, i cili përmban 10 pika, raporton Telegrafi.
Më poshtë mund të lexoni disa nga pikat që ka prezantuar Kurti dhe dokumentin e plotë (përkthim jozyrtar)
Vizioni i kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (27 shkurt 2023)
Do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës, në veçanti të Konventës Kornizë;
Do t’u ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetmenaxhimi;
Do të nxisë një projekt joterritorial, brenda të cilit të gjithë serbët në Kosovë janë funksionalisht të përfaqësuar (duke u mbështetur në të drejtën e tyre për të votuar dhe në parimet e parashikuara në kapitullin III, nenet 57, 58 dhe 59 të Kushtetutës së Kosovës) në përputhje me parimin e barazisë para ligjit dhe jodiskriminimit dhe në bazë të të cilit të gjithë serbët në Kosovë realizojnë të drejtën e tyre të asocimit të lirë për të mbrojtur apo avokuar për të drejtat politike, kombëtare, kulturore, sociale, ekonomike dhe të drejtat e qëllime të tjera;
Do të parashohë një kanal të drejtpërdrejt komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete;
Do të ofrojë mundësinë për të financuar nga buxheti i Republikës së Kosovës, organizata ndërkombëtare, institucione dhe donacione të vendeve të treta, duke përfshirë nga Serbia, të cilat duhet të dërgohet të gjitha përmes procedurave dhe rregullave të Ministrisë së Financave të Kosovës;
Do të parashohë mundësinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, duke përfshirë komunat, për qëllimet e mbështetjes së punës dhe misionit të tij për anëtarët e tij;
Do të njohë plotësisht karakteristikat kushtetuese të Republikës së Kosovës, sikurse respektimi i pavarësisë, sistemit unitar institucional, integritetit territorial të Republikës, si dhe do të kontribuojë realizimit të plotë të saj në praktikë;
Do të shfrytëzojë ligjet aktuale për të ofruar mundësinë për të ushtruar shërbime të caktuara jofitimprurëse, duke themeluar asociacione në fushën e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit si dhe asociacione studiuese dhe të llojeve të tjera për shprehjen, ushqyerjen dhe zhvillimin e identitetit serb,
Do të parashohë procedurën për t’u regjistruar me organin përgjegjës të Qeverisë së Kosovës për administrimin dhe procedurat e përgjithshme për përputhshmërinë me ligjet në fuqi të Kosovës.
Do të sigurojë dhe promovojë respektin për pluralizimin politik, të drejtën e fjalës, lirinë e asociimit dhe të drejtën për të mbrojtur lirshëm identitetin politik dhe fetar të serbëve të Kosovës. /Telegrafi/
Today the Management Team presented an “ASMM” draft statute. They are now decommissioned. I fundamentally disagree with the draft. It represents the desire for a Republika Srpska in Kosova.
Here’s the vision I presented today for implementation of Art. 7 of the Basic Agreement. pic.twitter.com/11kLztgxfF— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës