LAJMI I FUNDIT:

Verë në prill, Meteoalb: Temperaturat 6 gradë mbi normalen

Verë në prill, Meteoalb: Temperaturat 6 gradë mbi normalen

Ditë verë parashikohet të jetë e hëna në Shqipëri.

Termometri  sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të  shënojë vlera  deri në 30 gradë celsius.

Masat ajrore  me orgjinë nga Afrika  të pranishme në Europë bëjnë të përjetojmë temperatura  të  pazakonta për muajin prill.


“Maksimume 6 gradë celsius më lart se normalja e prillit… Dita e hënë do të sjellë një tjetër rritje me të paktën 2 gradë celsius të temperaturave të ajrit duke bërë që të kemi maksimume në zona të izoluara mbi 29 gradë celsius. Këto temperatura te larta të ajrit vijnë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Afrika të pasura me prezencë të lartë të grimcave të rërës”.

Ajri pastrohet të martën  ndërsa toka ndotet.

Pasojë e reshjeve me baltë që pritet të bien.

Kujdes! Pluhuri saharian përfshinë edhe territorin e Kosovës
Lexo po ashtu Kujdes! Pluhuri saharian përfshinë edhe territorin e Kosovës

“Mbrëmjen e të hënës presim shtim të lagështirës në territorin shqiptar çka do të bëjë që grimcat e rërës të pasurohen me lagështirë, të fitojnë peshë e të bien drejt tokës duke bërë të kemi shi balte. Do të jetë një episod mjaft i shkurtër në orët e vona të së hënës e mëngjesin e së martës”.

Me largimin grimcave të pluhurit  me orgjinë  nga Afrika  në ajër parashikohet dhe stabilizim i temperaturave.

Problematike gjatë të hënës parashikohet të jetë era  e cila në det të hapur sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të shkojë  mbi 75 km/orë.

Intensitet që sipas meteorologëve pritet  të  bie të martën./Abc News Albania

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori