Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi i mahniti mijëra të pranishëm në Stadiumin e madhe "Wembley", të Londrës.

Ajo ka pasur një seri të gjatë koncertesh muajve të fundit, në tentim për të promovuar albumin e saj më të fundit, "Pheonix".


E lidhur fort me rrënjët e saj shqiptare, Rita ka treguar se nuk i harron kurrë traditat e vendit prej nga vjen.

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat detaje nga jeta e Ritës, ka treguar së fundmi për gjënë e parë që Rita pyet kur sapo zbret nga aeroplani.

"Rita: Mami, sapo zbrita, a është pitja gati", shkruan Vera në Instagram duke treguar se kjo është pyetja e parë që Rita i bën kur sapo vjen nga udhëtimet.

"Pitja është gatim tradicional dhe i shijshëm", ka shkruar më tej Vera, teksa ka shpërndarë dy fotografi të së bijës në rrjetin social Instagram.

t

Kujtojmë që Rita ishte në Kosovë për rreth tri ditë rresht në fillim të prillit, e shoqëruar nga prindërit e saj, Vera dhe Besnik Ora. /Telegrafi/

Rita Ora dhe UNICEF ne Kosove foto Ridvan Slivova 7 1