Nëna e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”.
Ajo në këtë program ka rrëfyer historinë e saj të familjes me shpërngulejn e tyre në Londër në vitet e 90-ta.
Psikiatrja e NHS-së, theksoi se fillimet për të ishin të vështira në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo nuk posedonte gjuhën angleze.
“Problemi më i madh kur arrita atje ishte gjuha, se flisja pak anglisht. Në fillim s’ punova, qëndrova me vajzat dhe jam e lumtur për këtë”, ka thënë Vera.
Të qeni nëna e një super yli me famë ndërkombëtare, nuk e bën psikiatren e njohur që të ketë ndonjë vëmendje të theksuar ndaj Ritës.
Madje përkundrazi, Vera u shpreh se kur Rita është në shtëpi, ajo kryen punë shtëpie ashtu sikurse çdo anëtar tjetër i familjes, pa dallime.
“Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”, thnë mes tjerash nëna e këngëtares.
Vera Ora përndryshe jo pak herë ka marrë vëmendjen e mediave me historinë e saj, kryesisht për luftën e saj me kancerin e gjirit, duke u shndërruar në një histori të suksesshme se si gratë mund t’ia dalin ta kalojnë këtë sëmundje nëse luftojnë fort. /Telegrafi/