LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 0° cloudy

Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, investim në vlerë afër tre milionë euro

Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, investim në vlerë afër tre milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve.


Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën.

Kryeministri Kurti uroi qytetarët e Drenasit për fillimi e këtij projekti, teksa theksoi se synimi kryesor i tij dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve.

“Synimi ynë është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve. Me 15 nëntor sivjet është nënshkruar kontrata, e cila ka një vlerë afër 3 milionë euro dhe e cila do t’i përmbyllë punimet sipas planit që kemi deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Gjithsej do të jetë 4235 metra katrorë. Do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë dhe do të ofrojë shërbimin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Do të ketë vend edhe për administratën. Pra, kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve”, u shpreh Kurti./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Kalo në kategori