LAJMI I FUNDIT:

Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan

Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan

Në lagjen “Arbëria” në Gjilan është vendosur gurthemeli për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërtimi i kësaj qendre është donacion nga Katari dhe do të ketë hapësirë prej më shumë se 370 metra katror. Gjatë së hënës, kur filluan punimet e QMF-së, u tha se në qendrën ekzistuese po ofrohen rreth 20 mijë shërbime në vit.

Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria”, tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF për shëndetin publik, për pacientët, për mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë.

“Shpresoj që me shkëlqesinë e tij, Ali bin Hamad Al Marri, do të vijmë sërish këtu që ta inaugurojmë hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare pas ndërtimit. Pra, të vijmë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vijmë për shërbime këtu. Mirëpo, të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë do t’i kenë kushtet e duhura, në një hapësirë prej gjithsejtë 373 metrat katror, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve dhe infermierëve tanë. Gjithashtu dua të falënderojë dhe kryetarin e komunës, Alban Hysenin për punën përgatitore që të vijmë deri tek kjo pikë ku do ta vëmë gurthemelin, ta inaugurojmë fillimin e punës drejt ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare për lagjen Arbëria në Gjilan”, ka deklaruar Kurti.


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se kjo është prej lagjeve më të mëdha të qytetit, ku përveç banorëve të lagjes ka frekuentim edhe nga banorë të fshatrave përreth.

“Janë diku rreth 20 mijë shërbime që ofrohen në vit në qendrën ekzistuese të mjekësisë familjare. Me ç’rast me infrastrukturë të re, mundësi më të mira, e kushte më shumë të favorshme edhe cilësia e shërbimeve do të rritet por edhe numri. Është një prej projekteve të para që e kemi nisur me organizatën, ndërkohë që projekte të reja presim edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al marri në vendosjen e këtij gurthemeli tregoi se kjo është dhuratë nga populli i Katarit.

“Kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës. Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit janë solide dhe shumë të shkëlqyera. Dhe ne bëjmë gjitha përpjekjet të mundshme që këto marrëdhënie t’i zhvillojmë më tej. Jam shumë i lumtur që ky projekt nuk është i vetmi, kemi edhe një projekt tjetër po sot në të cilin do të vendosim gurthemelin. Prandaj, gjej rastin që të falënderojë kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Kosovës për facilitetet dhe lehtësimin e të gjitha punëve, operacioneve të cilat i zhvillon Katar Charity në Kosovë”, ka thënë ai.

Zëvendësdrejtori gjeneral i Katar Charity, Nawaf Al Hammadi në Kosovë tha se kjo qendër shëndetësore do t’i shërbejë komunitetit të këtij qyteti.

“Mesazhi im i fundit për banorët e Gjilanit dhe patjetër dhe qytetarëve të Kosovës është kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin e Kosovës, i cili meriton dhe besoj do të ketë mbështetje nga ana jonë. Shteti i Katarit, qeveri dhe popull kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe këto marrëdhënie do të kenë edhe më shumë zhvillime pozitive në të ardhmen”,

Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori