Vendos goli i Muhamet Hysenit, Llapi fiton ndaj Ferizajt

Llapi i është kthyer fitoreve për të triumfuar në shtëpi ndaj Ferizajt, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 1-0.
Autori ishte qendërsulmuesi Muhamet Hyseni, i cili me një goditje precize e mposhti portierin mysafir (43').
Llapi në përgjithësi kishte rastet më të mira në këtë sfidë, por që edhe Ferizaj lehtë mund ta ndëshkonte me disa kundërsulme.
Pas kësaj fitore, Llapi qëndron në pozitën e tetë me 32 pikë, aq pikë sa ka edhe Ferizaj në pozitën e shtatë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































