LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për liberalizimin e vizave, Zvicra me sqarim për ata që duan të punojnë

Vendimi për liberalizimin e vizave, Zvicra me sqarim për ata që duan të punojnë

Këshilli Federal i Zvicrës ka njoftuar të mërkurën se ka miratuar amendamentin e nevojshëm të Urdhëresës për Aplikimet për Hyrje dhe Viza (VEV), saktësisht ndryshimet në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian që u mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza nga janari i 2024. 

Përmes këtij ndryshimi, shtetasit kosovarë nga 1 janari 2024 nuk do të jenë të detyruar të pajisen me vizë nëse dëshirojnë të vizitojnë Zvicrën për një qëndrim deri në 90 ditë maksimumi.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për viza që ndërlidhen me sigurinë, kontrollet kufitare dhe migrimin. Për këtë arsye Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë aprovuar rregulloren më 19 prill 2023 që përjashton kosovarët nga kërkesa për t’u pajisur me vizë për qëndrim të shkurtër maksimumi 90 ditë. Kërkohet pajisja me pasaportë biometrike. Kërkohet posedimi i pasaportës biometrike. Si një vend i zonës Schengen, Zvicra është e përkushtuar për të miratuar zhvillimet e mëtejshme në kuadër të ‘Schengen Acquis’”, thuhet në deklaratën për media.


Nga Këshilli Federal kanë njoftuar se për të punuar në Zvicër vazhdon të jetë e nevojshme pajisja me vizë.

“Për t’u punësuar në Zvicër ende kërkohet vizë. Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe të mos gjenden punëtorë ekuivalent në tregun zviceran të punës ose në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu, duhet të respektohen kushtet e zakonshme të pagës dhe punës”, thuhet mes tjerash.

“Miratimi i këtyre ndryshimeve në kuadër të Schengenit kërkon një modifikim të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave (VEV). Ky ndryshim i urdhëresës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, ka sqaruar shteti zviceran./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori