LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i dyshimtë i KQZ-së së Serbisë: Rezultatet preliminare vetëm nesër – opozita dyshon se mund të vidhen zgjedhjet

Vendimi i dyshimtë i KQZ-së së Serbisë: Rezultatet preliminare vetëm nesër – opozita dyshon se mund të vidhen zgjedhjet

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (RIK) njoftoi sonte se rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve do t’i shpallë vetëm nesër.

Një vendim i tillë është i pazakontë, duke pasur parasysh se në vitin 2020, rezultatet e para u shpallën në orën 23.00, raporton nova.rs.

“Shumica e qendrave të votimit janë të mbyllura. Votuesit lejohen të votojnë pas orës 20:00. Duke filluar nga ky cikël zgjedhor, KQZ-ja ka mundësuar monitorimin e zgjedhjeve në ekrane, të cilat do të jenë në dispozicion të qytetarëve”, njoftoi KQZ.


Ata shtuan se nesër do të dihet pjesëmarrja përfundimtare në të tre palë zgjedhjet – lokale, parlamentare dhe presidenciale, raporton nova.rs.

Ndërkohë, partitë opozitare janë befasuar me këtë vendim të KQZ-së dhe kanë ngritur dyshime se mund të ndryshohen rezultatet.

Ndryshe, RIK do të dal nesër sërish para mediave pas orës 20:00, në të cilën do të shpallen rezultatet preliminare në bazë të vendvotimeve të procesuara. /Telegrafi/