Disa qeveri perëndimore po u kërkojnë qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani ndërsa përshkallëzohen edhe më tej tensionet mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut që mbështetet nga Irani.
Libani po përgatitet për një reagim nga ushtria izraelite pas sulmit të dyshuar me raketë të Hezbollahut që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzë në një fushë futbolli në Lartësitë Golan të shtunën.
Izraeli ka thënë se do të hakmerret, ndërsa popullsia civile po përgatitet për atë që zyrtarët thanë se mund të jenë disa ditë lufte.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Franca janë ndër shtetet që kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre, duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë nga Libani ose të shmangin udhëtimin atje ndërsa zgjerohet rreziku i konfliktit.
Rena Bitter, ndihmës sekretare për çështjet konsullore në ambasadën amerikane në Bejrut, tha përmes një postimi me video në rrjetin X se amerikanët në Liban duhet të “hartojnë një plan dhe të largohen përpara se të fillojë kriza”.
“Ne rekomandojmë që qytetarët amerikanë të hartojnë një plan veprimi dhe të largohen përpara se të fillojë kriza. Transporti i rregullt është gjithmonë alternativa më e mirë ndërsa qarkullimi lokal dhe infrastruktura e transportit janë ende të paprekura dhe funksionojnë normalisht”, tha zonja Bitter.
Gjermania u ka kërkuar shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Libani, duke nënvizuar mundësinë e pezullimit të fluturimeve dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës mund të çojë në mbylljen e aeroportit të Bejrutit.
Kompanitë ajrore si ‘Lufthansa’, ‘Swiss International Airlines’, ‘Air France’ dhe ‘Turkish Airlines’ i kanë pezulluar fluturimet me Bejrutin, duke theksuar sigurinë në Liban.
Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Libanit, Abdullah Bou Habib, i tha rrjetit CNN se qeveria nuk mund të bëjë shumë për të frenuar Hezbollahun, por shtoi se mbeten të hapura linjat e komunikimit.
“Zgjedhja për ne është gjithmonë e keqe dhe më e keqe. Nuk mendoj se mund ta bëjmë. Por ne gjithmonë komunikojmë me ta. Kryeministri, dhe kryetari i parlamentit flasin me ta”, tha mes të tjerash shefi i politikës së jashtme të Libanit.
Grupi Hezbollah tha se dy pjesëtarë të tij u vranë në një sulm izraelit me dron në Libanin jugor të hënën në mëngjes. Analistja Dania Koleilat Khatib tha se nuk dihet se ku në Liban mund të godasë Izraeli.
Drejtuesja e Qendrës Kërkimore për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Paqes në Bejrut, Dania Koleilat Khatib, i tha Zërit të Amerikës se “të dy palët nuk duan luftë, por po përgatiten për të”.
“Të gjithë presin një goditje dhe ajo po vjen. Ata nuk i dinë përmasat, kështu që i vetmi mesazh që po i përcjellin Izraelit është se nëse i kaloni disa caqe, nëse futeni thellë, nëse futeni në Bejrut, ata do të përgjigjen”, tha zonja Hatib. “Shumë luftëra nuk janë të qëllimshme. Gabimet mund të çojnë në luftë dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë për armëpushim”.
I dërguari i posaçëm amerikan, Amos Hochstein, ka shprehur shqetësimin se “llogaritë e gabuara ose një aksident” mund të përfshijë popullsinë civile dhe mund të detyrojnë “njërin nga vendet të hakmerret në një mënyrë që do të shkaktonte një luftë”. Goditja e Bejrutit, tha ai, mund të shkaktojë një përshkallëzim të madh. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës