SHBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë.
Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë.
Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov theksoi, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”.
Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë.
Baerbock: Vetëm e drejta ndërkombëtare është limiti
Ministrja e Jashtem gjermane, Annalena Baerbock deklaroi për këtë në samitin në Pragë, se ajo e quan të gabuar këtë diskutim.
Bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga sulmi i Rusisë.
“E drejta ndërkombëtare ka qenë e qartë nga fillimi. Ajo bën të qartë, se mund t’i zmbrapsësh sulmet”.
Nuk bëhet fjalë, nëse dhe si armët perëndimore nga Ukraina të përdoren në Rusi.
Ekspertët janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe ta bëjë këtë pa kufizime rajonale për pjesë të caktuara të frontit.
Baerbock la të kuptohej, se ka ujdi për këtë me Ukrainën, por për përmbajtjen e tyre nuk mund të flitet publikisht.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina po vepron sipas Kartës së OKB-së.
Sipas tij, shtetet e NATO-s e kanë të drejtën të ndihmojnë Ukrainën në vetëmbrojtje me të gjitha mjetet.
E Stoltenberg i hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë.
SHBA: Përshtatje e situatës me betejën
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken theksoi se duhet bërë përshtatja e situatës me betejën.
Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë, me të cilat nga rajoni i Kharkivit do të mund të goditet me një rreze veprimi 40-60 km në brendësi të Rusisë dhe të luftohen pozicione ruse dhe depo armatimi. Nuk është thënë, se cilat janë armë janë të stacionuar në këtë zonë.
Ndërsa eksperti, Ondrej Dityrch nga Instituti i BE për Studimet e Sigurisë, ka thënë në një bisedë me DW, se zhvillimi i tanishëm është përgjigja e duhur për gjendjen aktuale në betejën në Kharkiv.
“Natyrisht edhe këtu duhet të gjesh një balancë të vështirë. Por unë shoh një transformim, sepse shumë shtete tani thonë, nuk ka kufizim tjetër veç të drejtës ndërkombëtare. Pa kushte të tjera ne nuk e detyrojmë më Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas kurrizi”.
Përdorimi i raketave me rreze më të gjatë veprimi nga prodhimi amerikan dhe britanik nuk lejohet edhe më tej.
Ministrja Baerbock nuk u përgjigj konkretisht, nëse me sistemet gjermane Patriot për mbrojtjen raketore mund të qëllohet në hapësirën ajrore ruse.
Ushtarë perëndimorë në Ukrainë?
Ministrat e NATO-s u konsultuan edhe për mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë perëndimorë në Ukrainë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tha, se javën që vjen do të bëhen të ditura plane konkrete për këtë.
Në NATO konsiderohet si një sekret i hapur, se ushtarë francezë dhe britanikë ndihmojnë në shërbimin dhe programimin e raketave, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Por asnjë vend i NATO-s nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vend anëtar i NATO-s e kritikoi aleancën, se me angazhimin e shtuar në Ukrainë po rrezikon një luftë botërore në vend që të mbrojë anëtarët e saj.
Planet e aleancës të kujtojnë një zjarrfikës që përpiqet të shuajë një zjarr me flakëhedhës, kjo është absurde, tha Orban, që ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin.
Por eksperti çek i sigurisë, Ondrej Ditrych nuk shikon ndonjë rrezik të madh shkallëzimi.
“Ka një lloj ambivalence perëndimore në lidhje me thyerjen e mundshëm të frontit të trupave ruse në Ukrainë. Nuk besoj, se rreziku i përshkallëzimit qëndron tek gjërat për të cilat mendohet aktualisht”.
Në Pragë ministrat e Jashtëm të NATO-s u konsultuan edhe për një paketë të re ndihme financiare për Ukrainën.
Për të ardhmen e NATO-s, shpërndarjen e barrës financiare si edhe marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën do të diskutohet në samitin e NATO-s në Uashington në mes të korrikut, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të aleancës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë