Vëllezërit Zeneli me Elsfborgun shokojnë Romën në Ligën e Evropës

Elfsborg ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 në fazën e parë të Ligës së Evropës. Suedezët e nisën ndeshjen me dyshen Arbër dhe Besfort Zeneli nga minuta e parë. Pjesa e parë nuk është se solli shumë gjëra, deri në minutën e 40-të, kur vendasit fituan penallti. Michael Baidoo i Elfsborg ishte i saktë në pika e bardhë për 1-0.
⚽️GOAL🇪🇺 | Elfsborg 1-0 Roma | Baidoopic.twitter.com/6IodIsoAEI
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 3, 2024
Edhe pjesa e dytë nuk është se ishte më e mirë se sa e para, me shumë pak raste shënimi. Në minutën e 76-të, Roma tentoi me Lorenzo Pellegrinin, i cili nuk arriti të shënonte. Deri në fund nuk kishte më gola dhe klubi suedez mori tri pikë ndaj Romës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































