Vëllezërit Hadergjonaj të lidhur ngushtë me futbollin, njëri shkëlqen në fushë dhe tjetri jashtë saj – Flakroni një agjent i ri që ka filluar të lë gjurmë në profesionin e tij

Florent Hadergjonaj është një nga futbollistët më të mirë dhe më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, një futbollist që vlerësohet shumë në vendin tonë.
Por jo vetëm Florenti, pasi edhe një tjetër anëtarë i familjes Hadergjonaj ka filluar të lë gjurmë në botën e futbollit, por jo në fushë, jashtë saj.
Fjala është për Flakronin, vëllanë e vogël të Florentit i cili tani e disa vite është duke u marrë me punën e menaxhimit të futbollistëve.
28-vjeçari prej kohësh ishte pjesë e ESHA-s, agjensionit për menaxhimin e futbollistëve që në krye të saj është Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdan Shaqirit) dhe Arbër Shaqiri.
Por Flakroni ka vendosur të punojë i vetëm tani në agjensionin e tij ‘FH Sports Management‘, ku ka disa futbollistë nën menaxhim dhe shihet si një nga menaxherët e rinj më të mirë në Zvicër, aty ku jeton dhe vepron.
“Aktualisht nën menaxhim kam vëllanë tim Florent Hadergjonajn, por edhe njërin nga talentët më të mëdhenj në Kosovë, Redon Ismailin. Kam pasur edhe futbollistë të tjerë në menaxhim sa isha te agjensioni tjetër, por me ta hapur i vetëm agjensionin kam filluar me lojtarë të rinj”, thotë Flakroni.
View this post on Instagram
“Kam nën menaxhim futbollistë nga akademitë e klubeve më të mëdha zvicerane, austriake dhe turke, por është interesant se ata pa i mbushur 18 vite nuk mund të futen në listën e menaxhimit në Transfermarkt. Gjithsesi puna me grupmoshat e reja më pëlqen shumë që t’iu ndihmojë atyre që të bëjnë një karrierë të madhe”, vazhdon tutje Flakron Hadergjonaj.
“Unë tani kam hapur agjensionin tim ku kam disa futbollistë të talentuar nën menaxhim. Kam marrë këtë hap pasi mendoj se ka ardhur koha që të punojë i vetëm edhe pse bashkëpunim do të kem edhe në të ardhmen si me ESHA-n ku i kam miq shumë të mirë”, thotë Flakroni për Telegrafin.
Dashuria e Flakronit për futbollin ka lindur qysh në moshë të vogël, pasi edhe ai është marrë me sportin më të bukur në botë.
Hadergjonaj tregon se në kategoritë e reja ka qenë një portier dhe ishte pjesë e dy skuadrave zvicerane FC Thun dhe Young Boys Bern, por që në moshën 17-vjeçare e la karrierën ende pa e nisur mirë.
“Problemi kryesor që kam ndërprerë futbollin ka qenë gjatësia. Kisha reflekse të mira, por nuk isha aq i gjatë sa kërkohej për një portierë. Gjithsesi nuk ju kam ndarë në asnjë moment futbollit dhe tani jam shumë i lumtur me punë që bëj si menaxher i futbollistëve”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Flakron Hadergjonaj.
“E rëndësishme është që njëri nga dy vëllezërit që jemi luan futboll dhe tjetri bën gjëra jashtë fushës pikërisht për futbollin”, thotë Hadergjonaj.
Ai tregon se po e përcjell me vëmendje edhe futbollin e Kosovës, pasi ka parë shumë talentë që do të mund t’i dërgonte në Zvicër apo Turqi, dy vendet ku ai tanimë ka krijuar lidhje të mëdha me klubet.
“Futbolli i Kosovës ka ngritje të mëdha në vitet e fundit dhe unë herë pas here jam atje duke i përcjellë ndeshjet e Superligës, Ligës së Parë, por edhe në kategoritë e reja. Gjithsesi kam edhe njerëz të punësuar në Kosovë që shikojnë ndeshjet dhe bëjnë raportet për futbollistët që janë target i kompanisë tonë”.
“Aktualisht nën menaxhim kam Redon Ismailin, njërin nga talentet më të mëdhenj në Kosovë dhe besoj që së shpejti ai do të bëj hapin e madh në karrierë”.
“Kam parë shumë futbollistë të talentuar në Kosovë dhe mendoj që në rast se rregullohet infrastruktura në të ardhmen e afërt, vendi ynë do të jetë një çerdhe e talentëve që do t’i furnizojë kampionatet më të forta evropiane”, u shpreh Flakron Hadergjonaj.
E për punën e mirë që po bën si agjent Flakroni është krenar edhe vëllai i tij më i madh, ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj.
Mbrojtësi i djatthtë tanimë me shumë përvojë pasi ka luajtur në kampionate të mëdha si Bundesliga e Liga Premier, ka folur për Telegrafin rreth karrierës së vëllait të tij.
Anëtari i Alayaspor thotë se është i lumtur për vëllanë e tij, derisa e ka pasur gjithmonë krah të djathtë që prej fillimit të karrierë.
“Jam shumë i lumtur që Flakroni tani e disa vite merret me futbollistët si menaxher. Atë e kam pasur krah të djathtë gjithmonë dhe çdo vendim në karrierën time e kam marrë pasi jam këshilluar edhe me të”, thotë Florent Hadergjonaj për Telegrafin.
Përkundër bisedave të shumta që kishte me klube të ndryshme gjatë verës, Flakroni dhe Florenti vendosën që ky i fundit t’i bashkohet Alanyasporit.
29-vjeçari thotë se vëllai i tij më i vogël Flakroni është një ndihmë e madhe për të, derisa është i bindur se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer si agjent i futbollistëve.
“Është një ndihmë e madhe për mua si futbollist që ta kem Flakronin agjent pasi është një person shumë i mirë që mundohet gjithmonë të bëj më të mirën për lojtarët që ka në menaxhim”.
“Jam i bindur që do të ketë një karrierë të madhe si menaxher, pasi ai e dashuron futbollin dhe mundohet gjithmonë të bëj më të mirën për personat që ka afër”, tha Florent Hadergjonaj.
Të dy vëllezërit Hadergjonaj janë lindur dhe rritur në fshatin Langnau im Emmental në kantonin e Bernit, derisa prejardhjen nga Kosova e kanë nga Deçani.
Përkundër se janë lindur dhe rritur në vend të huaj, si Florent ashtu edhe Flakroni kanë kryer shkollim të lartë derisa flasin në mënyrën perfekte gjuhen shqipe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame