Stuart dhe Ian Paton thyen rekordin britanik, duke kultivuar një kungull gjigant që peshon sa një Ford Fiesta – 189 herë më i rëndë se një kungull normal.
Për vëllezërit 57-vjeçarë nga Lymington i Anglisë, nuk ishte aq e lehtë të kultivohej kjo perime me 1,104 kilogramë, meqë duhej të ujitej me afro 400 litra ujë në ditë, transmeton Telegrafi.
Pika kulmore e zhvillimit të rritjes, ishte kur shtoi 27 kilogramë për 24 orë. Me perimetër prej shtatë metrash, kungulli e ka ende bishtin e fortë sikurse ‘krahu i boksierit të kategorive të rënda’.
Kjo nuk është hera e parë, që këta binjakë britanikë po fitojnë nëpër gara. Në 40 vitet e fundit, ata kanë kultivuar pesë kunguj gjigant, njëri kishte peshë mbi 900 kilogramë. /Telegrafi/