LAJMI I FUNDIT:

​Vëllai i Zahir Pajazitit kujton ditën kur morën lajmin për vdekjen e heroit

​Vëllai i Zahir Pajazitit kujton ditën kur morën lajmin për vdekjen e heroit

Bajram Pajaziti nuk do të harrojë asnjëherë ditën kur mori lajmin për vrasjen e vëllait të tij, heroit Zahir Pajaziti.

Në 25 vjetorin e rënies të vëllait së bashku me Hakifin dhe Edmondin, Bajrami thotë se ndjen mungesën e Zahirit por flijimi për liri është krenari.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.


Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ndërsa Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave.

Bajrami tregon për KosovaPress se lajmin për vdekjen e Zahirit e morën një ditë më pas, më 1 shkurt.

​Zbulohet pllaka me emrin e heroit Zahir Pajaziti në shkollën që mban emrin e tij
Lexo po ashtu ​Zbulohet pllaka me emrin e heroit Zahir Pajaziti në shkollën që mban emrin e tij

“Lajmi ka qenë jashtëzakonisht i rëndë dhe si rrufe, ajo ka qenë ditë e shtune. Ne më 1 (shkurt) e kemi marrë vesh, ai ka rënë me 31 (janar). Ne e kemi marrë vesh mbas 24 orëve. Unë me një kushëri dolëm në Podujevë, ditë pazari edhe vëllai i Hakifit i vogli Sabedini erdh duke qarë, tu i fshih lotët. Unë nuk po e di çka u bë edhe po i them ‘çka u bë bre Sabedin’, ‘çka ki pse po qan?’ ‘Janë vra –thotë- Zahiri dhe Hakifi’ ka qenë një lajm jashtëzakonisht i rëndë dhe i vështirë. Dhe kemi ardhur me kushëririn t’i tregojmë familjes se nuk e kanë ditur familja”, kujton vëllai i Zahirit, Bajrami.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Angazhimi vijoi deri në rënien e tij si dëshmor.

Bajrami thotë se e ndjen mungesën e të vëllait por është krenar për veprën e tij.

“Sot shënuam 25-vjetorin e dhënies së tre dëshmorëve, Zahirit, Hakifit dhe Edmondit. Normalisht ndjenja është mikse. Ajo mungesa e tyre ndjehet shumë, por është edhe një krenari e cila na mban, se ata punuan, vepruan më në fund u flijuan e ranë për liri”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori