Janë 16 gra e tre burra, raste të reja të cilat janë paraqitur për herë të parë për të kërkuar drejtësi në organizatën “Drejtësi për të gjithë”.
Derisa po punohet shumë ngadalë për verifikimin e statusit të tyre, dhe për të dënuar kryesit e veprës, familjarët e viktimave i njohin me emër dhe mbiemër dhe ata vazhdojnë të jenë të lirë.
Në intervistën KosovaPress, drejtori i organizatës “Drejtësi për të gjithë”, Nafi Krasniqi flet për rastin e dhunimit të motrës së tij nga serbët, derisa shpjegon se si arriti ‘ambasadorja e guximit’, Vasfije Krasniqi të flet publikisht për tmerrin e përjetuar.
Vëllai i Vasfijes, Nafiu, 20 vjet më parë ishte prezent kur nën kërcënimin e armëve, motra e tij ishte marrë nga shtëpia e saj nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, ku edhe i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual.
Ai këmbëngul se këto krime nuk duhet të fshehën më, sepse dëshmitarë të tyre janë familjarë, bashkëshortë, prindër e fëmijë.
“Nuk ka qenë e rastësishme pse i ka ndodhur Buqes krimi, kur dihet se është marrë në shtëpi, është rrëmbyer prej duarve të nënës, ka qenë fëmijë, ka qenë në moshën 16 vjeçare edhe ne është dashur t’i qasemi Buqes menjëherë pas luftës. Fillimisht me kthy në jetë në kushte normale, për të bërë jetën e vet, mirëpo edhe me fillu me kërku drejtësi. Si familje krejt çfarë kemi bërë është me mbështet Buqen që ajo të bëjë jetën normale dhe ndërkohë i kemi kërkuar falje pse i ka ndodhur krimi asaj. Sepse konsiderojmë që Buqja nuk ka pasur faj dhe ne gjithmonë jemi ndjerë keq në raport me Buqen”, thotë Krasniqi.
Krasniqi rrëfen se lufta për drejtësinë e motrës së tij kishte filluar po atë vit që ishte dhunuar padrejtësisht Vasfija.
Nafiu si vëllai më i vogël i Buqes tregon se tashmë i njohin edhe dhunuesit, por të njëjtit vazhdojnë të jenë të lirë.
“Pas luftës ne jemi zotuar se do të punojmë për drejtësi, për shkak se kemi menduar që vetëm drejtësia është ajo që do të na shëronte shpirtin tonë ose plagën tonë, që të ndjehemi më të përmbushur. Neve jemi angazhuar edhe vet që të gjejmë të dyshuarit për rastin tonë. Kur është dhunuar Buqja, nga dy të dyshuarit, ajo më tregon mua se në herën e dytë është dhunuar në një shtëpi në fshatin Babimost, dhe në vitin 2009 unë kam shkuar disa herë në atë fshat, derisa e kam gjetur dhunuesit e dytë. E kam raportuar në drejtësi, kemi bashkëpunuar me drejtësinë, mirëpo drejtësia në fund na ka zhgënjyer. …Personi i dytë që e ka dhunuar motrën time, në atë kohë i ka pasur rreth 60 vjet, por deri në procesin gjyqësor ai ka jetuar aty, por tash nuk e dimë për shkak se ne prej momentit që e kemi raportuar rastin, gjithçka ia kemi lënë organeve të drejtësisë”, rrëfen ai.
Derisa familja Krasniqi që nga viti 99’, ka punuar për të arritur drejtësinë, të njëjtit janë zhgënjyer nga organet e drejtësisë, si nga EULEX-i, ashtu edhe nga UNMIK-u.
Pikërisht në atë kohë, Krasniqi tregon se janë fokusuar të gjejnë forma të tjera për t’iu qasur problemit.
Vasfije Krasniqi-Goodman, gjeti forcën për të rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar 20 vjet më parë, për të kërkuar drejtësi jo vetëm për vetën, por për të gjithë viktimat në Kosovë.
Vëllai i saj thotë se paraqitja e saj në publik e ka arritur drejtësinë sociale, megjithatë jo edhe atë juridike. Për atë, në prill të këtij viti, Nafi Krasniqi, me iniciativë të motrës së tij, ka hapur organizatën “Drejtësi për të gjithë”, e cila ka të bëjë me mbështetjen juridike të viktimave. Krasniqi tregon se sa raste janë paraqitur deri më tani.
“ Janë 16 raste të femrave, tri raste të meshkujve që kanë ardh për herë të parë tek ne. A kemi qenë në dijeni që ka pasur raste të tilla? Unë vetëm mund të them se ajo çfarë ka ndodhur me atë njerëz është diçka jashtëzakonisht e tmerrshme. Vetëm kanë forcë të jashtëzakonshme brenda ata njerëz që munden me e përballu edhe me vazhdu jetën. Për shkak se ata janë ballafaquar me diçka”, thotë Krasniqi.
Derisa viktimat në vazhdimësi ndër vite kanë pasur pakënaqësi për trajtimin që u është bërë, Krasniqi thotë se çështja e krimeve të luftës në përgjithësi duhet të trajtohet në bisedimet me Serbinë.
Ai konsideron se viktimat e dhunës e kanë të drejtë themelore aplikimin në Komisionin për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, për njohjen e dhimbjes së tyre.
“ E vërtetë është se ka pakënaqësi shumë të mëdha, ne kemi marrë mesazhe të ndryshme që njerëzit na drejtohen, pse kështu, e pse ashtu, që na qesin para aktit të kryer. Është e vërtetë që është shumë e rëndë për njerëzit me u ballafaqu sikur të ishin para një gjykate në atë komision, mirëpo komisioni është kredibil, a ka hapësirë me punu më shumë, ka shumë hapësirë edhe patjetër që duhet me u punu më shumë në mënyrë që të ecet më shpejtë. Numri i përfituesve deri më tani është mbi 470 persona, janë përafërsisht 1100 aplikues që deri tani kanë aplikuar. Trajtimi i atyre lëndëve kërkon një konsensus të komisionit, që nuk ka mundësi me qenë gjithmonë i gatshëm”, shton ai.
Ai u bën thirrje të gjithë familjarëve që në rend të parë mos të stigmatizojnë vetën e pastaj edhe familjarin, i cili pafajësisht ka përjetuar dhunën seksuale.
Sipas tij, pa mbështetjen familjare nuk mund të ecet tutje për drejtësi juridike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite